Në burg burri që kërcënoi ish-gruan e tij përmes telefonit

Në burg burri që kërcënoi ish-gruan e tij përmes telefonit

Një burrë është arrestuar në Kamenicë, pasi përmes telefonit kishte kanosur ish-gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti përmes telefonit ka kërcënuar bashkëshorten e tij, viktimën femër shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell Koha.net.

Ndërkohë në Mitrovicë, policia po heton një rast kërcënimi përmes rrjeteve sociale, që nga 11 korriku.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se, përmes rrjetit social ishte kanosur nga një person ende i pa njohur. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe njësitë policore janë duke u marr me rastin”.