Banorët e fshatit Mramor të Komunës së Prishtinës sot kanë protestuar duke bllokuar rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë.
Arsyeja e protestës është për shkak se siç thonë banorët e këtij fshati Ministria e Infrastukturës është treguar e papërgjegjshme dhe ka dëmtuar rrugën dhe urat e fshatit.
Në shenjë revolte ata kanë vendosur që ta bllokojnë rrugën mirëpo gjatë protestimit të tyre ka ndodhur një përleshje në mes protestuesve me ç’rast është dashur që të intervenoj edhe Policia e Kosovës.
Në pamjen të cilën ka siguruar Gazeta Insajderi shihet ku një grup i njerëzve përleshen mes vete dhe pastaj duhet edhe intervenimi i policisë për t’i ndal ata.
Protesta ka filluar në ora 12:00, ndërkohë banorët thonë se gjatë punimeve që janë bërë në fshatin e tyre janë lënë gropa të mëdha. Kurse dheun të cilin e kanë larguar nga aty e kanë vendosur ndër telat e tensionit të lartë duke rrezikuar fëmijët e tyre. /Insajderi.com
Videon mund ta shikoni duke klikuar KETU: