Dreka e Hashim Thaçit dhe Sami Lushtakut në Drenicë

Dreka e Hashim Thaçit dhe Sami Lushtakut në Drenicë

Ish-kryetari i Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi janë takuar të dielën në Drenicë dhe kanë ngrënë drekë.

Këtë e ka bërë të ditur Lushtaku, përmes një shkrimi në rrjetib social Facebook. “Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë”, ka shkruar Lushtaku.

Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë!

Posted by Sami Lushtaku on Sunday, 15 July 2018

Më parë gjatë muajit shkurt, presidenti Thaçi ka dekoruar Lushtakun me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Thaçi kishte thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com