Reagon edhe Pacolli për fyerjet ndaj kosovarëve “Nuk ofendoi punëtori, por vetë pronari i hotelit”

Reagon edhe Pacolli për fyerjet  ndaj kosovarëve “Nuk ofendoi punëtori, por vetë pronari i hotelit”

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas fyerjeve ndaj kosovarëve të bëra ndaj hotelit “Ylli i detit” në Durrës. Pacolli përmes një shkrimi na faqen e tij në Facebook, ka thënë se fyerjet ndaj kosovarëve nuk e ka bërë një punëtor , por vetë pronari i hotelit “Ylli i detit”, shkruan Insajderi.

Pacolli ka shtuar se shpreson që një gjë e tillë të mos përsëritet më.

“Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke pasur raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shoh më. Nuk është një punëtor i Hotelit” Ylli i Detit” që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrënuar, por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli.

Insajderi ka komunikuar me menaxherin e hotelit, i cili tha se kërkon falje për fyerjen e bërë, duke shtuar se personi që e ka shkruar atë mesazh është larguar automatikisht nga puna.

Nga “racë m*ti” dhe “racë derri”, kovarët për stafit e hotelit janë bërë “vëllezër”, ku menaxheri i hotelit thotë se ka respekt të madh për kosovarët. Ai thotë për Insajderi, se mesazhin fyes për kosovarët e ka shkruar një 17-vjecar i cili sipas tij është larguar menjëherë nga puna.

“Ne kërkojmë ndjesë publike përsëri. Atë mesazh e ka shkruar një recepsionist i Hotelit, i cili është larguar menjëherë nga puna. Kjo ishte e tëra që mund të bënim, për shkak se ai është vetëm 17-vjecar. Ne e mirëkuptojmë gjithë reagimin e bërë nga vëllëzërit tanë kosovarë, për shkak se ofendimi ka qenë shumë i rëndë. Prandaj, ju lus që të na mirëkuptoni edhe ju neve. Ai ka qenë një i mitur që nuk ka ditur se cfarë po shkruan”, ka thënë menaxheri i Hotelit “Ylli i Detit” në Durrës.

Hoteli “Ylli i detit”, kërkim faljen e kishin nisur fillimisht duke i shkruar kosovarit, me të cilin kishte ndodhur edhe fyerja.

Në mesazhin e siguruar nga Insajderi, Hoteli “Ylli i Detit”, shkruan Leutrim B, duke iu thënë se personi që e ka shkruar atë mesazh është larguar menjëherë nga puna.

“Përshëndetje. Ju kërkojmë ndjesë për komunikimin e papërgjegjshëm që është bërë ndaj jush nga një recepsionist i papërgjegjshëm. Sapo e morëm lajmin për veprimin e bërë e kam pushuar automatikisht nga puna. Unë personalisht mendoj që nuk duhet bëhet shkak papërgjegjshmëria e një personi, për të prishur imazhin tonë të turizmit”, thuhet në kërkim faljen e hotelit drejtuar në mesazh kosovarit Leutrim B.