Në Prishtinë, përurohet projekti në vlerë 700 mijë euro, Shpend Ahmeti askund

Në Prishtinë, përurohet projekti në vlerë 700 mijë euro, Shpend Ahmeti askund

Në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, sot është përuruar projekti në vlerë prej 700 mijë eurosh, që do t’i trajtojë ujërat e zeza, projekt i cili është financuar nga shteti i Çekisë.

Mirëpo, në këtë përurim nuk është parë askund kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në përurimin e këtij projekti, kanë marrë pjesë nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli dhe vëllau i tij deputet, Islam Pacolli.

Po, ashtu edhe një person i lartë nga AKR-ja e Behgjet Pacolli, ishte prezent. Bëhet fjalë për ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Për përurimin e këtij projekti, deputeti nga AKR, Islam Pacolli, ka falënderuar qeverinë çeke për financimin e projektit.

“Shumë mirënjohës Popullit Çek, për mbështetje të vazhdueshme popullit të Kosovës. Si deputet i kësaj zone, pata kënaqësinë që sot të jem i pranishëm në inaugurimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mramor,  Ky projekt ka vlerë dhe rendesi shumë të madhe sikurse për Mramorin ashtu edhe për tërë Prishtinën, sepse nga tani do të kemi ujë më të pastër. Falenderues ndaj Republikës Çeke për donacionin me vlerë rreth 700.000 euro”, ka shkruar Islam Pacolli, në rrjetin e tij në Facebook.