Vritet 27-vjeçari në Llaushë të Podujevës

Vritet 27-vjeçari në Llaushë të Podujevës

Një person është vrarë sonte në fshatin Llaushë të Podujevës. Lajmi është konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë që është një personin i gjinisë mashkullore, rreth  27-vjeçar.

“Rreth ores 18:00 sot në stacionin policor të Podujevës është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhur në fshatin Llaushë të Podujevës ku si pasojë e plageve nga arma e zjarrit, ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore A.D. 27 vjec. Njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Për rastin në fjalë hetimet nga Policia po vazhdojnë. Kurse, rasti besohet që ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.