Një shtëpi në Vushtrri po digjet – policia jep detaje

Një shtëpi në Vushtrri po digjet – policia jep detaje

Një shtëpi në fshatin Novolan të Vushtrrisë është përfshirë nga zjarri, njofton Klan Kosova.

Disa qytetarë kanë dërguar  edhe imazhe të shtëpisë që po digjet, si dhe nga burimi është thënë që një problem me rrymë mund ta ketë shkaktuar atë.

Siç shihet në videon më poshtë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.

Ndërkaq, policia ka treguar se nuk ka të lënduar nga ky aksident, dhe se njësitet përkatëse e kanë lokalizuar zjarrin.

“Në fshatin në fjalë është raportuar para gjysmë ore se [shtëpia] është kapluar nga zjarri. Polica, zjarrfikësit dhe të gjitha njësitet e kanë lokalizuar zjarrin. Duhet të bëhet ekzaminim rreth shkaktarit të zjarri, fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës.