Pas disa muajsh kërkimi të mërkurën në Prishtinë është arrestuar 38-vjeçari nga Podgorica, Mario Millosheviç, i kërkuar për përfshirje të dyshuar në vrasjen e Radomir Gjuriçkoviq më 10 tetor të vitit 2016.
Në të njëjtën kohë, siç shkruan mediumi i Malit të Zi, Vijesti.me, policia ka arrestuar Gjorgje Paviçeviqin (31) nga Nikshiqi, i cili ishte në shoqërinë e Millosheviçit, i cili kishte ikur më 3 korrik, 2018, nga një spital ku po vuante një dënim me burg për veprën penale të rrëmbimit në bashkëveprim me veprën penale të zhvatjes në një përpjekje, të realizuar më 15 shtator 2015 në Kotor.
Siç është raportuar, në aksion, përveç Millosheviçit dhe Paviqeviçit janë arrestuar edhe një shtetas tjetër i huaj dhe një shtetas i Kosovës, të cilët janë gjithashtu të dyshuar për vrasje.
Dhe po sipas këtij mediumi, Policia e Kosovës e kishte rrethuar të gjithë ndërtesën në të cilën ishte fshehur Millosheviçi.
Vijesti.me shkruan se një bashkëbisedues i ka thënë se aksioni i arrestimit të të arratisurit Millosheviq zgjati dy muaj.
“Arrestimi i M.M. ishte i armatosur, ndërsa gjatë kërkimit të mëtejshëm të këtyre njerëzve u gjetën armë dhe substanca narkotike. Millosheviçi, nga policia malazeze, përveç për dyshime se ka kryer këtë vepër penale, ka për të dhëna që çojnë në dyshimin se ai ka marrë pjesë në më shumë likuidime të kryera në territorin e Malit të Zi”, i është thënë ndër tjerash këtij mediumi nga Policia. /Telegrafi