Kadri Veseli luan basket në Kuvend – ka një kosh në zyrë

Kadri Veseli luan basket në Kuvend – ka një kosh në zyrë

Përderisa presidenti i vendit, Hashim Thaçi njihet si lojëtar i futbollit, madje së fundmi ka rezervuar edhe një fushë futbolli për të luajtur sa të dojë, pasardhësi i tij në krye të PDK-së dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, pëlqen basketbollin. Por përderisa Thaçi ka rezervuar një fushë futbolli, Veseli e ka fushën në zyrë.

Ai ka një kosh brenda zyrës së tij dhe publikon fototgrafi teksa edhe gjuan me top. Nuk dihet nëse është basketbollist i mirë.

Veseli e shfrytëzon këtë kryesisht në takime me të rinjtë për të promovuar vlerat e sportit të Kosovës. Një takim të tillë e ka pasur edhe me disa student nga vende të ndryshme të borës.

“Një takim i veçantë, me studentë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë zgjedhur Kosovën për të shkëmbyer përvoja akademike dhe për ta parë vendin tonë. Çfarë ndjenjë e mirë do të jetë kur, njësoj si këta të rinj, edhe vajzat dhe djemtë tanë do të mund të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë në Evropë për të njëjtat arsye. Presim që kjo të ndodhë deri në fund të vitit”, ka shkruar Veseli në një status në llogarinë e tij në Facebook.