“Sjellja e keqe ndaj turistëve po zbraz plazhet”, thotë gazetarja nga Tirana

“Sjellja e keqe ndaj turistëve po zbraz plazhet”, thotë gazetarja nga Tirana

Gazetarja nga Shqipëria, Eglantina Nikollaj, që ndodhet në Vlorë për pushime, shkruan se nuk e ka parë kurrë qytetin kaq bosh, në këtë periudhë.

“Kështu është kur e keni mendjen vetëm si e si t’ia fusni turistit. Ai vjen të shpenzojë dy lekë që mezi i ka kursyer 12 muaj, por ti ia jep një dhomë sa një qeli burgu për 70 euro e kusur, një kokërr veze 5-8 mijë lekë dhe një peshk të qelbur rezervati 10 mijë lekë, por dhe 12 apo 15 mijë”, shkruan ajo.

“Jemi ne kulmin e sezonit dhe Vlora ka kapitulluar. Pa piken e ndonjë organizimi asgjëkund. Kurrë s’e kam parë kaq bosh! Shezlonget jo një e dy, por në seri bosh. Njerëzit kane reflektuar se s’janë idiotë. Shkojnë në Mal te Zi, Turqi etj. Aty ku e dine se e vërtet e shpenzojnë lekun, por mbushin dhe barkun pa hesap së paku. Se deti te shton dhe oreksin jo për gjë”, shkruan ajo.(TemA)