Ahmeti: Të luftojmë për jetë, punë e pagesë të dinjitetshme

Ahmeti: Të luftojmë për jetë, punë e pagesë të dinjitetshme

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, njëherësh edhe kryetar i Prishtinës, ka theksuar faktin se paga Minimale në Kosovë është 130 euro për punëtorët nën moshën 35-vjeçare , dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç.

“Pra, në qoftë se ke fat me gjet punë, punëdhënësi mundet me të pagu 130 euro (edhe në kontrata publike) për punë që shpesh kalon 6 ditë e 40 orë në javë. Për që është minimale pajtohemi, por kjo pagë nuk mund të quhet. E as asistencë sociale nuk është sepse qytetari punon për këtë pagesë”, ka thënë Ahmeti.

“Këto tema janë të rëndësisë jetike për qytetarët e Kosovës e nuk trajtohen fare në agjendën tonë publike. Të luftojmë për jetë, punë e pagesë të dinjitetshme”, ka thënë ai.

Kujtojmë se paga e Ahmetit, në krye të Komunës së Prishtinës, sipas propozimit në Ligjin për Paga që pritet të miratohet në kuadër të reformës në administratën publike do të jetë 1673 euro.