“Nëse mendon najkush që Serbia ka me njoft Kosovën veç hajt, le ta harron”

“Nëse mendon najkush që Serbia ka me njoft Kosovën veç hajt, le ta harron”

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Në një intervistë për emisionin Zona e Debatit të Klan Kosova, Thaçi ka thënë se nëse ndonjë kush mendon me që Serbia ka me njoft Kosovën veç hajt, le ta harron”.

Po ashtu presidenti Thaçi ka folur edhe për shkuarjen e të gjithë liderëve shtetëror në Bruksel për tu takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherinin, për të marrin lajmin pozitiv për liberalizmin e vizave.

Në këtë takim delegacioni nga Kosova është përbërë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe dy zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

E shkuarja e tre liderëve të vendit dhe tre zv/kryeministra përbën shkelje ligjore pasi që dolën jashtë vendit në të njëjtën kohë.

Mirëpo për presidentin e vendit nuk ka shumë rëndësi ai është arsyetuar duke thënë se nuk ka qenë një ekip i madh mirëpo do të duhej të ishte edhe më i gjerë sesa që ishte.

“Mendoj se nuk ka qenë i madh mendoj se do të duhet të jetë edhe më i gjerë për arsye se dje është shpallur rekomandimi për liberalizimin e vizave pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Mendoj se gjithë njerëzit që kanë kontribuar, të gjitha qeveritë e kaluara dhe të tashme coftë pozita dhe opozitë dhe mendoj se ka qenë një veprim i drejtë dhe i duhur që të jenë të gjithë institucionet dhe po them që do të duhej të kishte edhe liderë të opozitës”, ka thënë Thaçi.