Disa persona janë arrestuar në Pejë si të dyshuar për vjedhje.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.
“Është e vërtetë që ka ndodhur një rast dhe janë arrestuar disa persona për vjedhje, mirëpo për shkak se rasti është në hetime nuk mund të japim më shumë informata”, theksoi zëdhënësi i Policisë.
Rugova tregoi se në lidhje me këtë rast janë duke u hetuar edhe disa persona të tjerë.
“Rasti është në progres dhe informacione më gjerësisht merrni nesër në komunikatën e Policisë”, tha Driton Rugova.