Falsifikuan pasaporta, arrestohet kosovari dhe një turk

Falsifikuan pasaporta, arrestohet kosovari dhe një turk

Policia në Mitrovicë ka arrestuar dje një të dyshuar, shqiptar i Kosovës, dhe një të dyshuar tjetër, shtetas i Turqisë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të sotshëm.

Sipas Policisë ata kanë tentuar që të pajisen me pasaporta të Kosovës, duke falsifikuar të dhënat personale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit , pas intervistimit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.