Fluturime shumë të ulëta mbi Luginë, ushtria serbe thotë se po kryen manovra të zakonshme

Fluturime shumë të ulëta mbi Luginë, ushtria serbe thotë se po kryen manovra të zakonshme

Shqiptarët i konsiderojnë provokim manovrat e ushtrisë serbe në rajonin e Luginës së Preshevës.

Ndërkohë ushtria serbe deklaron se po kryen manovra të zakonshme.

Fluturimet tejet të ulëta të avionëve dhe helikopterëve ushtarak serb, mbi vendbanimet shqiptare në Bujanoc e Preshevë, dhe prezenca e forcave të këmbësorisë ushtarake në fshatin Tërnoc, në afërsi të lapidarit të Komandant Lleshit, kanë shqetësuar banorët e kësaj ane, raporton televizioni publik i Kosovës.

Manovra të tilla kanë ngjallë edhe reagimet e organizatave lokale.