Zëvendësministrja poston fotografi nga aeroplani privat i shefit të saj Behgjet Pacollit

Zëvendësministrja poston fotografi nga aeroplani privat i shefit të saj Behgjet Pacollit

“Rrugës…Qielli është limiti”, ka shkruar zëvednësministrja e punëve të jashtme Rejhan Vuniqi sipër një fotografie ku shihet në aeroplanin privattë shefit të saj Behgjet Pacollit.

Krerët më të lartë të shtetit udhëtuan herën e fundit me aeroplanin e Pacollit gjatë vizitës në Bruskel ku u konfirmua rekomandimi i Komisionit Evropian për liberlaizimin e vizave si dhe u diskutua për vazhdimin e dialogut me Serbinë e qëllim arritjen e një pajtimi përfundimtar në mes të dy popujve.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office, transmeton Koha.net.

Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.

Vuniqi u lind më 19.01.1974. Ajo ka ndjekur Universitetin Iliria dhe pastaj ka magjistruar në universitetin Stafordshire University në Londer, Britani e Madhe. Ka punuar si këshilltare politike në kabinetin e Pacollit, si menaxhere e Zyre në Presidencën e Kosovës, si sekretare organizative në AKR, asistente e kryetarit të partisë në AKR etj.