Plani i hajnave të një shtëpie në Prishtinë – gjuanin me molla për ta kuptuar se nuk ishte askush

Plani i hajnave të një shtëpie në Prishtinë – gjuanin me molla për ta kuptuar se nuk ishte askush

Hajnat përdorën mollët për të kuptuar nëse brenda një shtëpie në Grashticë gjendeshin banorët e saj. Ata fillimisht kishin gjuajtur në drejtim të shtëpisë me to për ta kuptuar nëse ishte dikush në shtëpi apo jo.

Por, pasi e kuptuan që askush nuk po u përgjigjej goditjeve me mollë, hajnat u futën në oborr me gurë në duar për të thyer xhamat e shtëpisë.

Mirëpo, hajnat u alarmuar kur kuptuan se aksioni i tyre kriminal po xhirohej nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër muret e shtëpisë së Halim Berishës në Grashticë të Prishtinës.

Pasi kuptuan që ka kamera, tre hajnat vendosën maskat dhe u kthyen për të hyrë në shtëpi pasi thyen dritaret, raporton Klan Kosova

Njëri prej tyre me armë në dorë po bënte roje për hajnat që po vidhnin brenda shtëpisë, teksa të zotët e shtëpisë kishin shkuar mysafir.