Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Polac të komunës së Skenderajt.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, raporton Indeksonline.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga vetë Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një traktor”, ka thënë Zaiti.
Aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërsa duhet përkujtuar se aksidentet janë të shumta përgjatë ditëve të fundit në vend.