Më shumë se një orë zgjasin pritjet në pikat kufitare

Më shumë se një orë zgjasin pritjet në pikat kufitare

Për më shumë se një orë detyrohen të presin në kolona, qytetarë të shumtë në pikën kufitare në Merdare dhe atë të Dheut të Bardhë.

Vozitësit presin në kolona të cilët thuhet se janë prej 250 metrave.

Mërgimtarët e shumtë të cilët po vijnë nga kufiri i Serbisë po presin pikërisht në këtë pikë kufitare. Përgjatë muajit të fundit në vend janë shtuar kolonat në pikat kufitare e më së shumti në atë të Merdares dhe Dheut të Bardhë,gjë që po ndodhë thuajse çdo verë.

Gjithashtu tek pika kufitare Dheu i Bardhë pritjet në kolonë janë një orë.

Më poshtë keni disa fotografi nga pritjet e mërgimtarëve në Merdare:/Indeksonline/