Gruaja përbindësh në parlamentin serb

Anëtarja e partisë së Sheshelit ka dërguar një mesazh të tmerrshëm me rastin e vdekjes së kryetares së shoqatë “Nënat e Srebrenicës”.

Gruaja përbindësh në parlamentin serb

Kryetarja e shoqatës “Nënat e Srebrenicës” Hatixha Mehmedoviq ka vdekur të dielën mbrëma në Qendrën Klinike të Sarajevës ku shërohej nga një sëmundje e rëndë.

Me rastin e vdekjes së gruas e cila ishte simbol i luftës për ruajtjen e kujtimit për viktimat e gjenocidit ndaj boshnjakëve të vitit 1995, kanë dërguar ngushëllime një numër i madh i liderëve botëror dhe personave publik nga gjithë bota, mirëpo nga Beogradi ka arritur një mesazh i cili i tmerroi të gjithë.

Autorja e porosisë quhet Vjerica Radeta, anëtare e partisë botërisht të njohur të Sheshelit dhe deputete në parlamentin serb. Ajo përmes Twitterit kështu e ka komentuar vdekjen e gruas e cila në gjenocidin e Srebrenicës e kishte humbur bashkëshortin dhe dy djem.

“Po lexoj se ka vdekur Hatixha Mehmedoviq nga shoqata e biznesmeneve të Srebrenicës. Kush do ta varrosë. Burri apo djemtë?!”, ka thënë politikania përbindësh e cila e morri mbi vete tërbimin e opinionit, jo vetëm boshnjake por edhe serbe. Menjëherë pas tweet-it skandaloz i kanë porositur se është koha të shkojë në mjekim. Me siguri nuk ka shkuar në ndonjë institucion, ku edhe e ka vendin, por për fillim, e ka fshirë mesazhin e tmerrshëm….

Vjerica Radeta, përndryshe është e lindur në Livno të BeH, dhe fakultetin juridik e ka kryer në Sarajevë ku edhe e ka njohur Vojisllav Sheshelin. Nuk është kjo hera e parë që shprehë urrejtjen e saj ndaj boshnjakëve dhe të gjithëve të cilët shovinistët serb i konsiderojnë armiq. Madje gjatë Kampionatit Botëror të futbollit e ka fyer rëndë tenistin serb Novak Gjokoviq vetëm pse kishte thënë se e mbështetë  Kroacinë./Insajderi.com.