Procesi i Vettingut lë jashtë detyrës edhe një prokurore shqiptare

Procesi i Vettingut lë jashtë detyrës edhe një prokurore shqiptare

Pas çështjes së pezullimit të saj pak muaj më parë, vendim i cili erdhi nga Kryeprokurorja e shtetit të Shqipërisë, Arta Mjeku, tashmë Rovena Gashi, është shkarkuar plotësisht nga detyra e saj prej prokurores.

Një vendim të tillë e mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, transmeton Klan Kosova.

Shkarkimin e saj e mundësoi procesi i Vettingut i cili ka filluar qysh vitin e kaluar në Shqipëri, e të cilin prokurorja Gashi nuk e kaloi me sukses si pasojë e mosdeklarimit real të pasurisë së saj si dhe kryerjen e akteve fiktive noteriale.

Pavarësisht se Rovena Gashi ka tentuar t’i zvarrisë proceset gjyqësore, vendimi përfundimtar për shkarkimin e saj do të merret nga gjykata sot, më 25 korrik, shkruan TopChannel.