Lekaj shpenzon rreth 1 milionë euro për rehabilitimin e rrugës Klinë – Gurakoc

Lekaj shpenzon rreth 1 milionë euro për rehabilitimin e rrugës Klinë – Gurakoc

Ministri i Infrastrukturës, Pal Leak ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për rehabilitimin e rrugës Regjionale Klinë – Gurakoc , rrugë kjo 16 kilometra e gjatë që do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 1 milion euro.

“Nënshkrova kontratën për rehabilitimin e rrugës Regjionale (R 104), Klinë – Gurakoc (Istog), e gjatë 16 kilometra, me një kuotë buxhetore prej rreth 1 milion euro”, ka shkruar ai.

Më tej Lekaj ka thënë deri në vitin 2023 Kosova do t’i ketë të mbyllur historinë e infraskturës në tërësinë e saj.

“Kur kemi lajme të tilla të punëve që po nisim në të gjitha rajonet e vendit, jemi të sigurt që po i dalim premtimit se deri në vitin 2023, Kosova do ta ketë të mbyllur historinë infrastrukturore, në tërësinë e saj nacionale, regjionale dhe të autostradave. Për Kosovën që duam, investime në ndërtim dhe modernizim të infrastrukturës”, ka shkruar Lekaj në llogarinë e tij në Facebook.