Edhe një tjetër prokuror shqiptar nuk e kalon vettingun

Edhe një tjetër prokuror shqiptar nuk e kalon vettingun

Prokurori i Korçës, Elsion Sadiku, njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, nuk ka arritur ta kalojë Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me pjesëtare Brunilda Bekteshin, Olsi Komiçi dhe Lulzim Hamitaj, vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Sadiku.

Kujtojmë se, procesi i vettingut në Shqipëri ka bërë që prokurorë e gjyqtarë të shkarkohen nga detyra, për shkak të shkeljeve që kanë bërë në kryerjen e detyrave zyrtare.