Veprimi befasues i Shpend Ahmetit gjatë ekzekutimin të himnit të Kosovës

Veprimi befasues i Shpend Ahmetit gjatë ekzekutimin të himnit të Kosovës

Kryetari i partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka respektuar sot himnin e Kosovës në seancën komemorative për vdekjen e Adem Demaçit, veprim ky që nuk ishte parë asnjëherë derisa kishte qenë pjesë e Vetëvendosjes.

Së bashku me Ahmetin, himnin shtetëror e kanë respektuar edhe deputetët e PSD-së dhe Donika Kadaj-Bujupi që sa kishin qenë pjesë e VV-së nuk kishin bërë një veprim të tillë, raporton Insajderi.

11 deputetët e PSD-së kanë respektuar për herë të parë himnin shtetëror të Kosovës duke u ngritur në këmbë për dallim nga herët e kaluara kur injorohej himni i Kosovës.

PSD kishte injoruar simbolet e Kosovës kur ishin betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës, por që atëherë kishin qenë pjesë e VV-së. Më të ndërruar partinë këta deputetë kanë respektuar simbolet e shtetit të Kosovës.

Kujtojmë se në shkurt të vitit të kaluar Visar Ymeri kishte injoruar himnin e Kosovës ku së bashku me Donika Kadajn-Bujupi tash anëtare e AAK-së kishin injoruar himnin e Kosovës./Insajderi.com