Mosmarrëveshje për parking, mitrovicasi gjuan me armë zjarri

Mosmarrëveshje për parking, mitrovicasi gjuan me armë zjarri

Para disa minutash në Mitrovicë është shtënë me armë zjarri. Nga kjo gjuajtje nuk është lënduar askush përderisa dyshohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshje për parkimin e dy veturave.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga policia në Mitrovicë, Avni Zahiti. Ai tha se arma është konfiskuar dhe në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

“Sot ka pas një shkrepje arme në rrugën “Hasan Prishtina”, policia e kanë gjet një armë aty në vendin e ngjarjes, dyshohet që pronaret e dy veturave kanë pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu aty, të lënduar nuk ka”, ka thënë Zahti. /Insajderi.com