Demaçi iu thoshte ushtarëve të UÇK-së që të largohen nga urrejtja

Demaçi iu thoshte ushtarëve të UÇK-së që të largohen nga urrejtja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Demaku ka publikuar sot një video ku shihet Adem Demaçi gjatë periudhës së luftës duke i këshilluar luftëtarët e UÇK’së që të jenë të qetë, e të largohen nga çdo urrejtje.

Këto ishin fjalët e Bacës Adem:

“Kur po duhet me luftu, po luftojmë. Kur po duhet me u ndal, po ndalemi. Edhe paqen po mundoheni me forcu, në koftë që Serbia merr vesh që bota është në gjendje me detyru Serbinë, e me ju ndihmu shqiptarëve, jemi të gatshëm meniherë me i lanë armët, e me kap punën. Qysh e di unë Serbia s’mundet me mbledh mend shpejt, me hjek dorë hale prej ambicieve me marr Kosovën, po na jemi të gatshëm. Duhet të punojmë me të gjitha forcat për paqe. Nëse Serbia përsëri fillon ofensivë e luftë kundër nesh, ne duhemi me u mbrojt. Këtë ta mbani mend. T’u largoheni çdo urrejtjeje e shovinizmi dhe ato janë dobësi. Nuk kemi llogari të punojmë punë të këqija si regjimi serb. Duhet të fitojmë me dashuri, vullnet, këmbëngulësi, trimëri, drejtësi se s’kemi kohë me humb. S’kemi kohë me u merr me vetveten. Prandaj edhe këtë detyrë që na shpreh historia me luftu për lirinë tonë e pranojmë. Bota ka nevojë për popullin shqiptar, si popull shqiptar”, thotë Demaçi.

Shikojeni videon këtu:

Na motivonte e na mësonte ! Video e regjistruar gjatë luftës në shtëpi të heroit Rasim Kiçina bashkë me dëshmorët Besim Mala, Sokol Elshani , Pal Palucaj dhe me ish luftetarët : Jahir Demaku , Imer Xhemajlaj, Ferid Berisha , Fadil Demaku

Posted by Fadil H Demaku on Saturday, 28 July 2018