Në Prizren do të hapet parkingu më i madh që nga pasluftës

Në Prizren do të hapet parkingu më i madh që nga pasluftës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se javën e ardhshme, në hapësirën prapa Shtëpisë së Bardhë do të hapet parkingu më i madh që nga paslufta.

“Kapaciteti i tij është 110 vetura, ndërsa parkimi i veturave deri në 3 orë do të jetë falas për të gjithë qytetarët. Sigurimi i parkingut në këtë zonë do të ndikojë në ngjalljen e Çarshisë ku veprojnë mbi 400 shitore të vogla, si dhe zhvillimit të turizmit, pasi që ky lokacion është vetëm 350 metra larg nga qendra e qytetit”, ka shkruar Haskuka.

Përndryshe, thotë Haskuka, për këtë lokacion “planifikojmë që të ndërtojmë një parking nëntokësor me kapacitet deri në 400 vetura si një masë për zgjidhjen e problemit të parkimit në qytet”.

“Si efekt anësor i këtyre veprimeve do të jetë edhe mbrojtja e objekteve të trashëgimisë kulturore të cilat vitet e fundit janë shembur për të hapur rrugën parkingjeve”, përfundon ai.