Arrestohen dy persona në Pejë, bënin propagandë për grupet terroriste

Arrestohen dy persona në Pejë, bënin propagandë për grupet terroriste

Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, ka kryer një aksion bastisjeje në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë bërë propagandë për grupet terroriste. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, raporton rel.

Kelani gjithashtu ka thënë se gjatë bastisjeve janë gjetur edhe prova të ndryshme materiale.