Zyrtarja e vetme e LDK-së që mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit

Zyrtarja e vetme e LDK-së që mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit

Vlora Dumoshi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte e vetmja e cila sot qe pjesë e ceremonisë së varrimit të veprimtarit, Heroit të Kombit, Adem Demaçit në lagjen Velania në Prishtinë.

Këshilltarja e ish-kryeministrit Isa Mustafa, përveç se nuk mori pjesë në ceremoninë komemorative, ajo përmes llogarisë së saj në facebook pati fjalë miradije për patriotin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, për të cilin tha se patën ideal të përbashkët në relacionin familjar, njofton Klan Kosova.

Megjithatë ajo nuk përmendi asgjë në lidhje me subjektin partiak që ajo përfaqëson:

”Lamtumirë baca Adem!
Mbi gjysmë shekulli bashkë me ty për të njëjtin ideal!
Patem fatin si familje Dumoshi të rreshtohemi në rrugën e përbashkët për lirin e vendit.
Qëndrove i pathyeshëm u përballe me shumë stuhi që e përcollën kombin tonë.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
VD”