I dyshuari per vrasjen e 22 vjeçarit, posedon foto me politikanë e artistë

I dyshuari per vrasjen e 22 vjeçarit, posedon foto me politikanë e artistë

Personi i cili dyshohet se ka vrarë 22-vjeçarin në Gjilan dyshohet se është Liridon Uruqi.

Ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 26 vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Gjilani, ndërsa i njëjti ishte i njohur për autoritetet për shkak se edhe më herët ai ishte arrestuar për përfshirje në raste si plagosje e rrahje.

Sipas disa imazheve të cilat Liridon Uruqi ka ndarë përmes llogarisë së tij të rrjeteve sociale, ai është parë shpesh i shoqëruar nga figura publike, shkruan KlanKosova.

Në profilin e tij në facebook, 26 vjeçari, ka të publikuara fotografi me politikanët kosovarë si kreun e tanishëm të Skënderajt, Bekim Jasharin, Kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafën, deputetin Daut Haradinaj, si dhe me kreun e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtarëve të tjerë, njofton Klan Kosova.

Fotografitë e tilla të shoqëruar nga politikanët kosovarë duket se janë shkrepur gjatë pjesëmarrjes së tyre në takime në komuna  apo vizita të ndryshme.