Hyrja në NATO – caktohet data e referendumit në Maqedoni

Hyrja në NATO – caktohet data e referendumit në Maqedoni

Parlamenti maqedonas ka caktuar sot 30 shtatorin si datën për mbajtjen e një referendumi mbi aspiratat e vendit për anëtarësimin në BE dhe NATO, dhe marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për emrin e ish-republikës jugosllave.

Në Parlamentin me 120 ulëse, 68 deputetë votuan për të mbajtur një referendum mbi pyetjen: “A jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO, me pranimin e një marrëveshjeje për emrin mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, transmeton Reuters