“Në vigjilje të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, më 17 shkurt isha pjesëmarrës në manifestimet që u mbajtën me Diasporën në Mynih të Gjermanisë”, i tregon Kryeministrit, zëvendësi i Dardan Gashit.
Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Afrim Bekteshi në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar Kallxo.com i tregon Kryeministrit në detaje për vizitat jashtë vendit.
Bekteshi, në fillim të raportit të punës së tij thotë s e “mënyra e një raportimi të performancës së zëvendësministrave, tregon më së miri se Qeveria në krye me Ju, z,. Kryeministër është tejet e përgjegjshme dhe shumë transparente në raport me qytetarin”.
Zëvendësiministri i Diasporës raportimin e nisë duke i treguar shefit të Qeverisë se takimin e parë e ka pasur me ministrin e tij, Dardan Gashin. Kësaj Bekteshi ia ka bashkangjitur edhe një fotografi.
Më pas ka listuar takime të cilat i ka ilustruar po me fotografi.
Thotë se ka pasur vizitë në Malmo të Suedisë, të cilin ai e cilëson “shumë të rëndësishëm”, ngase është njoftuar nga afër me nxitjen e investimeve strategjike. Më pas thotë se e ka vizituar edhe Suedinë, ndërsa në 10 vjetorin e Kosovës shtet, thotë se ishte në Gjermani.
“Në vigjilie të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, më 17 shkurt isha pjesëmarrës në manifestimet që u mbajtën me Diasporën në Mynih të Gjermanisë”, thotë zëvendësministri.
Ndërsa një ditë pas thotë se ishte në qytetin tjetër të Gjermanisë, Bavari.
Ai ka listuar edhe vizitat e takimet tjera brenda dhe jashtë vendit.