Pyetjes së gazetarëve nëse Hashim Thaçi do të hiqte dorë nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë presidenti i vendit e ka krahasuar me çështje jetë a vdekje, shkruan Inasjderi.
Në konferencën që Thaçi është duke e mbajtur për këtë çështje ai ka deklaruar se kushdo që e kërkon kokën e tij, ai i dërgon një përqafim të ngrohtë.
“Të gjithë ata që kërkojnë kokën time iu dërgoj nga një përqafim të ngrohtë”, ka qenë përgjigja e Thaçit.
Reagimi i tij vjen pas debatit të djeshëm në Kuvend ku numër i madh i deputetëve kundërshtuan Thaçin në krye të dialogut Kosovë-Serbi