![Policia jep detaje për përleshjen e vajzave në Gjilan, një e lënduar në kokë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/GJILAN.jpg)
Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Gjilanit.
Sipas pamjeve të publikuara në media sociale, përleshja ka ndodhur mes disa vajzave pas qëndrimit të tyrë në një klub nate.
Hashani ka thënë se ”rrahja mes vajzave ndodhi kur e dyshuara papritur kishte goditur viktimën me një shishe në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta”.
Ai pranoi se për këtë rast janë intervistuar e dyshuara shtetase e Kosovës si dhe viktima po ashtu, duke përfshirë edhe disa dëshmitarë të tjerë të kësaj ngjarjeje, njofton Klan Kosova.
Viktima ka pranuar menjëherë trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.
VIDEON e rrahjes mund ta shikoni KËTU: