Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk di ta shkruaj fjalën “çlodhje”. Këtë e ka dëshmuar në postimin e tij të fundit në rrjetin social Facebook.
Këtë gabim drejtshkrimor Thaçi e ka bërë teksa ka shpërndarë golin që ka shënuar në një ndeshje futbolli me miqtë e tij.
Thaçi fjalën “çlodhje” e ka shkruar gabim duke e përdorur apostrofin (‘) në këtë fjalë. E njëjta fjalë shkruhet pa apostrof (‘), të cilin e ka “shpikur” presidenti.
“Pak ç’lodhje me miqtë. Futbolli edhe më tutje sporti më i preferuar”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com