
Valbona Marku-Nrecaj e cila mbrëmjen e së martës u mbyt bashkë me të bijën nga bashkëshorti i saj, Pjetër Nrecaj, e kishte refuzuar mbrojtjen e policisë.
Këtë gjë për Klanin e kanë konfirmuar edhe nga familja e saj, pasi që e ndjera pas kërcënimit që e kishte marrë herën e parë nga burri, kishte thënë se ndjehej e sigurt te shtëpia e vëllezërve të saj.
Sipas tyre, ajo i kishte refuzuar qendrat për strehim të viktimave të cilat ia kishin propozuar, pikërisht me arsyen se e ndjen veten më të sigurt te shtëpia e vëllezërve.
Për rastin e Marku-Nrecajt, nesër Shoqëria Civile e Gjakovës me përkrahjen e Rrjetit të Grave të Kosovës ka paralajmëruar protestë në këtë qytet.