Alarm për sulm me armë në “Beerfest”

Alarm për sulm me armë në “Beerfest”

Një alarm për sulm me armë ka tronditur turmën e mbledhur në festivalin e birrës që po mbahet sonte “Beerfest” në Prishtinë, raporton Insajderi.

Rreth 5 mijë persona të mbledhur për të festuar dhe argëtuar në festivalin e birrës në Prishtinë janë tronditur dhe shpërndarë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Megjithatë, alarmi për sulm terrorist është i rrejshëm.

alarm

Siç raporton Policia e Kosovës, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe një person është plagosur.

“Beerfest” mbahet çdo vit në Prishtinë dhe mbledh një numër të madh njerëzish në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Insajderi.com