
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zaharov ka deklaruar se sa i përket ndarjes së Kosovës apo ndonjë zgjidhjeje tjetër, Rusia do ta pranojë atë çfarë është e pranueshme për popullin e Serbisë.
“Ajo çfarë është e pranueshme për popullin e Serbisë, do të pranohet edhe nga ana jonë me respekt. Mirëpo çështja është se a është ajo zgjidhje e dobishme dhe çfarë është e dobishme për popullin serb”, ka thënë Zaharov për televizionin serb RTS e pyetur për qëndrimin e Rusisë për ndarjen eventuale të Kosovës.
E pyetur se a ka pasur vërtetë biseda të presidentëve të SHBA dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin për Kosovën, Zaharov ka thënë se një lajm i tillë është publikuar gjatë takimit të fundit të tyre, mirëpo ajo ka qenë një gënjeshtër.
“Ato janë lajme të rreme, lajme tipike të rreme”, ka thënë Zaharov./Insajderi.com.