Iraniani Hasan Azari nuk është arrestuar

Iraniani Hasan Azari nuk është arrestuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se shtetasi iranian, Hasan Azari Bejadi, ndaj të cilit ka një aktakuzë për financim të terrorizmit në Kosovë, nuk është arrestuar.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se raportimi në media për arrestimin e tij nuk është i vërtetë.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 25 korrik 2016 ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër shtetasit iranian  për katër vepra penale.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata që të akuzuarin të shpallë fajtor për kryerjen e veprave penale, si dhe të shqiptohet dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës, konfiskimi i shumës prej 30.000,00€ si dhe Dëbimi i të huajit nga territori i Republikës së Kosovës.