Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, li" />

Reagon kryeministri: Lekaj më mirë me dalë për gje sesa me prish gjuhën

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, lidhur me demarkacionin.

Mustafa përmes një statusi në Facebook ka thënë se Lekaj duhet t`i gjejë ku kanë humbur 8200 hektarë tokë, duke dal në gje e jo “me e prishë gjuhën”.

“Pali, me mirë do të ishte me dalë për gje e me i gjetë ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni pergjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime”, shkruan Mustafa.

Pal Lekaj përmes një komunikate për media e quajti Mustafën “kryeministri më i paaftë që ka patur ndonjëherë Kosova”, i cili sipas tij “bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës”./Insajderi.com