“Ahmeti e Sejdiu kanë qëllim të pamundësojnë liberalizimin e vizave për Kosovën”

“Ahmeti e Sejdiu kanë qëllim të pamundësojnë liberalizimin e vizave për Kosovën”

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka reaguar ndaj shkrimit të nënkryetarit të Prishtinës Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se “dorëheqja do të jetë shpëtimi i vetëm i kryeministrit Isa Mustafa.”

LDK e fajëson Sejdiun për dështimin e Kosovës në UNESCO, duke vazhduar reagimin se Sejdiu dhe shefi i tij, Shpend Ahmeti, e kanë vetëm një qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO ndërsa tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Sejdiu dhe shefi i tij, të cilët janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve”.

LDK u bënë thirrje Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejiut që të merren me rrugët e kryeqytetit dhe trafikun urban dhe jo me qeverisjen qendrore. /Insajderi.com