Gjyqtari Shasivar Hoti, i cili në muajin prill të këtij viti e liroi nga akuzat për shpërdorim të po" />

Gjyqtari Shasivar Hoti ia bënë një argat Adem Grabovcit

Gjyqtari Shasivar Hoti ia bënë një argat Adem Grabovcit

Gjyqtari Shasivar Hoti, i cili në muajin prill të këtij viti e liroi nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili në krye të Apelit kishte ardhur  pas një ndërhyrje nga Adem Grabovci, tash merr një vendim tjetër në favor të protagonistëve të “Dosjes së Shefave”.

Para dy ditësh, ai ka vendosur që lënda të transferohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës në Departamentin e Përgjithshëm.

Në departamentin e Përgjithshëm rastet gjykohen nga një gjyqtarë i vetëm, mundësia për ndikim është më e madhe sesa në departamentin e krimeve të rënda ku rasti gjykohet nga tre gjyqtarë.

Gjyqtari Shasivar Hoti, ka ardhur në përfundim se kërkesa e mbrojtjes së protagonistit të kësaj afere, Adem Grabovci për mos gjykimin e këtij rasti nga Krimet e Rënda, është e bazuar.

Ai ka konstatuar se ky departament nuk është kompetent për gjykimin e rastit.

Ndaj këtij vendimi të themelores Prokuroria Speciale ka paralajmëruar ankesë në Gjykatë të Apelit.

Në prill Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personazheve të “Dosjes së Shefave”.

Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajazit, Nijazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Ismet Neziraj dhe Rexhë Abazin, zyrtarisht kanë aktakuzë dhe do të përballen me drejtësinë.

E tërë kjo pasi që Gazeta Insajderi, në korrik të vitit 2016 për më shumë se një muaj ka publikuar përgjigjimet telefonike të kryera me vendim Gjykate ndaj ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci..

Përmes përgjimeve u dëshmua ndërhyrja e PDK-së në të gjitha institucionet  shtetërore, të pavarura, agjencionet, mediat.