“Beer Fest” – asnjë i arrestuar deri më tani

“Beer Fest” – asnjë i arrestuar deri më tani

Policia e Kosovës, ende nuk e ka arrestuar personin që ka gjuajtur me pistoletë para dy netëve, i cili ishte shkaktari i gjithë asaj që ndodhi në festivalin e Beer Fest, që u mbajt në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

U desh vetëm një gjuajtje me pistoletë, që të gjithë qytetarët të cilët ishin të pranishëm në festival të shpërndahen nga të gjitha anët, të cilët në tentim për t’u larguar kanë lënduar njëri-tjetrin.

“Ende nuk kemi informacione nëse është arrestuar ndonjë person. Hetuesit i kanë kryer disa intervistime të personave të caktuar, çoftë si dëshmitarë apo të tjerë”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, transmeton Express.

Ai më tej ka thënë se hetimet relevante janë duke u realizuar për të sqaruar rrethanat, për t’i identifikuar të dyshuarit e mundshëm të përfshirë në këtë incident. Ndërkohë dyshohet se pistoleta që është gjuajtur aty ka qenë më gaz.

Për këtë Hoxha tha, fillimisht është dyshuar që ka qenë pistoletë me gazë, por nuk është konfirmuar deri më tani.

Policia e Kosovës, rastin e të premtes mbrëma e kanë iniciuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.