Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka përshëndetur publikimin e listës së uzurpatorëve të pronave të privatizuar dhe publike, që është bërë sot nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit.
Publikimi i uzurpatorëve që nga viti 1999 deri më sot sipas Veselit është hapi i parë siç e quajti ai i “inkurajues në drejtim të transparencës së plotë të procesit të privatizimit në Kosovë”.
Por sipas Veselit pas këtij publikimi duhet të ndërmerren hapat e tjerë.
“I ftoj mediat, shoqërinë civile, mekanizmat e sundimit të ligjit, qytetarët, që të japin kontributin e tyre në këtë proces të transparencës”, ka thënë Veseli.
Sipas të parit të Kuvendit, qytetarët e Kosovës kanë nevojë të dinë me emër dhe mbiemër se kush ka privatizuar në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe se kush janë uzurpatorët dhe përfituesit e paligjshëm në Kosovë.