Diego Simeone lavdëron Besart Berishën

Diego Simeone lavdëron Besart Berishën

Atletiko Madrid humbi miqësoren e zhvilluar në  Australi ndaj Melbourne Victory, mirëpo trajneri argjentinas i Atletikos, Diego Simeone ka lavdëruar sulmuesin kosovar të kundërshtarëve Besart Berisha.

Ndeshja e cila përfundoi 1-0 në të mirë të skuadrës së Berishës, për Simeonen ishte një ndeshje e mirë e zhvilluar nga skuadra e tij.

“Ne zhvilluam një ndeshje të mirë. Të rinjtë luajtën shumë mirë”, tha Simeone menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

I pyetur për futbollistët dhe skuadrën kundërshtare të Melbourne Vicotry, tekniku argjentinas ka thënë se “ata janë një skuadër kompakte”.

“Më pëlqeu me të vërtetë numri 8 [Besart Berisha] dhe numri 6 [Leigh Broxham]. Ata janë një skuadër shumë e fortë dhe kompakte”, përfundoi Simeone. /Insajderi.com