Komuna e Prizrenit mbyll kopshtin “Yllkat” e cila është e lidhur me organizatën ‘Gylistan’

Komuna e Prizrenit mbyll kopshtin “Yllkat” e cila është e lidhur me organizatën ‘Gylistan’

Komuna e Prizrenit ka dhënë urdhër për mbylljen e Kopshtit “Yllkat”, e cila është nën ombrellë të rrjetit të shkollave “Gylistan”.

Vendimin për mbylljen e këtij kopshti e ka marrë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Majlinda Hajrullah, zyrtare e këtij ka thënë për Insajderi, se është e pakuptimtë urdhëri për mbylljen e shkollës fillore “Yllkat”, përderisa sipas saj, ata kanë pasur kontratë me Komunën e Prizrenit, edhe për 20 vjetët e ardhshme.

Hajrullah ka shtuar se ata nuk janë paralajmëruar për këtë veprim, dhe se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë ankesë ndaj këtij institucioni.

“Ne kemi pasur kontratë me Komunën e Prizrenit edhe për 20 vitet e ardhshme. Ky veprim është i pakuptimtë. Nuk jemi paralajmëruar fare për këtë aksion, vetëm kur është ardhur Policia e Kosovës dhe ka thënë se kanë ardhur për mbylljen  e kësaj shkolle. Vendimin për mbylljen e shkollës e ka dhënë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka”, ka thënë Hajrullah.

Insajderi ka provuar që të marrë një përgjigje nga kryetari i komunës së Prizrenit, Mytahir Haskuka si dhe zyrtarët e tjerë të komunës rreth kësaj çështjeje, por asnjëri nga ta nuk kanë qenë të qasshëm.