Daçiq: Blakaj dha dorëheqje se po hetonte krimet e UÇK-së

Daçiq: Blakaj dha dorëheqje se po hetonte krimet e UÇK-së

Nga Rusia, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka keqinterpretuar dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakaj, duke thënë se ai u dorëhoq për shkak të presioneve nga veteranët, meqë po hetonte ‘krimet e UÇK-së’, raporton KTV.

“Pala shqiptare nuk zbaton asgjë nga ajo çfarë jemi marrë vesh. Ne duam që të arrijmë deri te një kompromis, por është e qartë se ekziston një standard i dyfishtë se si Perëndimi e trajton Prishtinën. Tani një prokuror për krime lufte, shqiptar, ka dhënë dorëheqje për shkak të presionit nga veteranët, sepse po hetonte krimet e luftës së UÇK-së. Ne do të vazhdojmë të jemi në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë dhe Presidentin Putin, sepse pa Rusinë nuk ka zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Daçiq në Sochi.