“Jam shoku" />

Fatmir Limaj kritikon kryeprokurorin Aleksandër Lumezi

Fatmir Limaj kritikon kryeprokurorin Aleksandër Lumezi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj e ka kritikuar qasjen e kryeprokurorit të shtetit në menaxhimin e situatës së krijuar pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.

“Jam shokuar nga deklaratat e kryeprokurorit me qasjen se si i është drejtuar opinionit”, thotë Limaj.

“Unë jam i shqetësuar për sistemin e drejtësisë qe një kohë të gjatë por dikush s’ka dëgjuar. Ne drejtësinë e kemi kuptuar derisa nuk të godet personalisht ndihesh mirë’, shton ai në një intervistë për RTK’në.

Të pakënaqur me punën e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi janë shprehur shumë qytetarë të cilët kanë protestuar në qendër të Prishtinës duke kërkuar dorëheqjen e tij.