Miliona euro borxhe kanë Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit, pasi nuk kanë paguar taksën ujore.
Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit kanë pasur afat deri më 1 shtator për t’i shlyer këto borxhe.
Udhëheqësit e Ujësjellësve po hezitojnë t’i paguajnë këto taksa, duke rrezikuar kështu edhe furnizimin me ujë për qytetarët, raporton Insajderi.com
Kjo ka bërë që ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi të mbajë një takim me drejtuesit e ujësjellësve.
Në këtë takim siç mëson Insajderi, ministri po bën presion te Kompanitë Rajonale që të paguajnë këtë taksë ujore. /Insajderi.com