Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani është liruar nga detyra.
Këtë vendim e ka marrë Qeveria e Kosovës me kërkesën e Nismës Socialdemokrate.
Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi burime brenda kabinetit qeveritar.
Insajderi mëson se në vend të Hasani është emëruar si ushtruese e detyrës zv/ministrja e kësaj ministrie që vjen nga Nisma, Arbresha Krasniqi.
Veç MTI-së, partia e Fatmir Limajt udhëheq edhe Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Insajderi.com